sahaBBC raporton se Sasha Obama, vajza e Presidentit të SHBA-së Barak Obama, ka lënë pas komfortin e Shtëpisë së Bardhë për të filluar punë në një restorant ushqimesh deti.

15-vjeçarja ka filluar si punë verore shërbimin e ushqimeve të detit, në një biznes në zonën e Marta Viniard në Masaçusets.

Sasha e cila po përdor emrin e plotë Natasha, është shoqëruar në punë nga një kontigjent prej 6 agjentësh të sigurisë. Në fakt, zona në fjalë ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar nga familja presidenciale për pushimet e verës.

Fotot e shkrepura tregojnë sesi vajza më e re e Presidentit Obama, vesh një uniformë të restorantit që është një bluzë blu dhe një kapele dhe punon pa u ndalur.

Një koleg i Sasha, tha për mediat amerikane se, ajo po punonte tek sesioni i shpërndarjes. "Dhe ne që pyesin veten se pse ishin 6 burra që po e ndihmonin atë vajzë, por më pas ne e kuptuam kush ishte ajo",- është shprehur ai.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment, por burimet thonë se, është Zonja e Parë Mishel Obama, ajo që kërkon ti rrisë vajzat e saj në mënyrë sa më normale të mundëshme.

Gjithashtu thuhet se, detyra e Sasha Obamaës përveç se tek sesioni i shpërndarjes, janë edhe shërbimi në tavolina dhe përgatitja e restorantit për sesionin e drekës.

Skuadra e saj e sigurisë ndërkohë është ulur dhe ka pritur pak më larg, ndërsa Vajza e Parë merrej me vaktet e turistëve.