Ka nisur fushata nën hashtagun #MyBodyMyTerms kundër hakmarrjes pornografike

Ky slogan është krijuar me qëllim që të mbartë mesazhin se njerëzit mund të bëjnë çfarë të duan me trupat e tyre dhe se nuk janë përgjegjës për veprimet dhe krimet e të tjerëve.

Fushata bën fjalë për selfiet nudo që çiftet i dërgojnë njëri tjetrit dhe ato pastaj publikohen në rrjete të ndryshme si hakmarrje pornografike.

Kjo fushatë po i jep një goditje të fortë dukurisë së publikimit të fotografive personale si hakmarrje pornografike e cila ka shkaktuar numër të madh të vetëvrasjeve, kryesisht për femrat.