"Gjëja e parë që ata të pyesin është nëse ti ke një AK-47 dhe a di të notosh, - thotë Abdirizak Ahmed. - Kjo është ajo që kërkon rrjeti i piratëve nga rekrutët e rinj",- shkruan sot BBC.

Ahmed është kreu i anti-piraterisë për shtetin verior gjysëmautonom Puntland, që ka 1400 km të bregdetit të Somalisë dhe është vatra e shumicës së piratëve të vendit.

Pirateria e detit i kushtoi ekonomisë botërore më shumë se 700 milionë USD vitin e kaluar, sipas organizatës jofitimprurëse "Oceans Beyond Piracy" që përpiqet të zhvillojë një përgjigje globale të koordinuar për këtë problem.

Pirateria e përhapur tashmë përtej Somalisë në Afrikën Perëndimore, edhe me Gjirin e Guinesë, i bën këto ujëra më të rrezikshmet në botë./BBC/