Ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë, fitueses së Çmimit Nobel, murgeshës shqiptare që çoi jetën në ndihmë të "më të varfërve nga të varfërit", po e përcjellin nga afër mijëra njerëz nga mbarë bota.

Drejt Vatikanit kanë udhëtuar edhe liderët shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria.

Indeksonline ju sjell fotografi dhe video ekskluzive të liderëve të cilët tanimë kanë zënë vendet e tyre në Sheshin e Shën Pjetrit për ta ndjekur nga afër shenjtërimin e Nënës Terezë.

Aty ndodhen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, lideri i AKR-së, Begjet Pacolli, zv/ministri i Kulturës, Rexhep Hoti dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.