Këto fotografi janë tronditëse, por janë publikuar për të dhënë një mesazh të madh. Dy prindër janë fotografuar në makinën e tyre, pasi kishin kaluar në mbidozë, ndërsa në vendin pas automjetit qëndronte fëmija i mitur.

Edhe pse janë të rënda, policia thotë se fotot janë publikuar për të rritur ndërgjegjësimin.

"Jemi të vetëdijshëm se shumë prej jush mund të ofendohen nga këto foto dhe për këtë ju kërkojmë falje, por është koha që publiku jo­përdorues droge të shohë se me çfarë përballemi përditë. Mendojmë se është e nevojshme të tregojnë anën tjetër të kësaj droge të tmerrshme.

Ne duhet të jemi një zë për fëmijët që ndodhen në momente të tilla,ky fëmijë nuk mund të flasë për veten e tij, por shpresojmë që kjo histori të bindë përdoruesit e tjerë që të mendohen dy herë para se të injektojnë këtë helm, ndërkohë që kanë një fëmijë në kujdestari".

Prindërit duhet ta dërgonin fëmijën në shkollë, por makina e tyre qëndroi e parkuar për disa orë. Një telefonatë lajmëroi policinë e West Virginia, të cilët shkuan në vendngjarje për të zbuluar rastin e rëndë.

Dy prindërit u arrestuan menjëherë pasi u trajtuan në spital, ndërsa fëmija u dërgua në qendrën e Columbia­s.