Prej muajsh ai është vendosur në qendër të akuzave për foton e famshme me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan përpara Botërorit Rusi 2018 dhe në Gjrmani kanë kërkuar përjashtimin nga kombëtarja, por Mesut Ozil nuk e sheh si problematike.


Edhe pse pas dështimit të Gjermanisë në Botëror, Erdogan e përçmoi Ozil dhe vërtetoi raportimet se fotot me të dhe Gundogan i bëri për të forcuar imazhin e tij si lider mbarëkombëtar gjatë fushatës zgjedhore, vet ylli i Arsenal thotë se do të ishte “mosrespektimin i rrënjëve të paraardhësve të tij” nëse ai nuk dilte në fotografi me presidentin turk.


Ozil dhe Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, si ndërkombëtarët e Gjermanisë me prejardhje turke, janë kritikuar nga Shoqata Gjermane e Futbollit për takimin me Erdogan në maj.


Por në një deklaratë, Ozil tha se “nuk ka lidhje me politikën apo zgjedhjet”.


“Kam një zemër, gjermane dhe turke. Për mua ai përfaqëson njeriun më të lartë të vendit nga vjen familja ime. Gjatë fëmijërisë sime, nëna ime më mësoi të isha i ndershëm dhe të mos harroja kurrë se nga unë kam ardhur, dhe këto janë ende vlera që i edhe në këtë ditë”, tha ai për “The Traveler”.


Pavarësisht se fotot e tij me Erdogan në një event në Londër u përdorën për qëllime politike nga lideri turk, Ozil thotë se ata biseduan për futbollin.


“Për mua, nuk kishte rëndësi se cili ishte presidenti, por figura që prezantone. Edhe po të ishte presidenti turk apo ai gjerman, veprimet e mia nuk do të ndryshonin, shtoi Ozil.


22 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)