Një modele është skualifikuar nga kompeticioni “Miss Oxfordshire” pasi u zbulua nga organizatorët se ajo kishte pstuar një foto nudo në një faqe online bamirësie.


Modelja 22-vjeçare Georgia Eden deklaroi se e shpërndau foton për të përkrahur luftën ndaj kancerit në gji pasi mikja e saj humbi jetën nga kjo sëmundje.


Por edhe pas shpjegimit që u dha modelja, organizatorët e kompeticionit vendosën ta eliminuan atë nga konkursi i bukurisë.



Pas vendimit, modelja është shprehur se ndihet e zemëruar duke shtuar se ajo është e lirë dhe si e tillë mund të bëjë ç`të dojë me jetën e saj.


“Unë jam mjaft e mërzitur për këto akuza. Ndihem e poshtëruar. Kjo është karriera ime, nuk do ta kisha postuar foton po të mendoja në qoftë se do të kishte diçka të gabuar ” tha ajo për Oxford  Mail.


Fotografia u postua në faqen online në fund të marsit para se modelja të merrte pjesë në kompeticionin Miss Oxfordshire.