Në përfundim të takimit përmbyllës të fushatës në Dibër, kryeministri Edi Rama ka drekuar në një prej restoranteve të qytetit. Ai ka publikuar një foto nga restorant "Zerja" bashkë me disa të rinj të punësuar në këtë biznes.

"Tek "Zerja" në Dibër me Ervinin, Edisonin, Aldon Feritin, Flavion pas supertakimit që mbylli fushatën e Muharrem Ramës",- shkruan Rama në Twitter.

Por ajo që bie në sy është mosha e vogël e djemve të punësuar në këtë biznes.

Në bluzat e tyre shkruhet "staf". A mos ndoshta këta janë minorenë dhe nuk e kanë mbushur moshën për punë? Apo punojnë në të zezë?

Kësaj pyetje duhet që kryeministri t'i japë një përgjigje, shkruan Lapsi.al.