Quhet Meliza Haradinaj dhe është e afërme e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, një arsye kjo për të lënë profesionin e fotomodeles dhe për t’i hyrë seriozisht politikës. Meliza, një nga shoqet e ngushta të modeleve të njohura në Kosovë, Liberta Spahiut e Saranda Shalës njihet si vajzë shumë e bukur, që e njohin të gjithë në Prishtinë e qytete të tjera. Në zgjedhjet e Kosovës ajo ka kandiduar për deputete në Asamblenë komunale, ndërkohë që ka arritur të fitojë më shumë vota prej kandidatëve të tjerë. Është 23 vjeçe, ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan të Prishtinës dhe sipas informacioneve të ndryshme është femra e vetme, që deri tani ka thyer rekord për grumbullimin e më shumë votave në nivel të Kosovës. Vajza simpatike bionde njihet po ashtu si një femër, që ka thyer paragjykimet dhe mentalitetin në Kosovë, duke i hyrë politikës në moshë shumë të re. Më parë ajo është njohur si fotomedele e suksesshme, dhe që ka pasur gjithmonë oferta për të qenë imazhi i reklamave të ndryshme. Vajza e bukur e fisit Haradinaj ka qenë po ashtu një nga organizatorët e ankandit me veshje të personazheve VIP, që bëri bujë në Kosovë. Që në moshë shumë të re ajo ka pasur karrierë të pasur në fushën e modelingut.