Anketa

Franc Veliu eshte cilesuar si lojtari me i mire i muajit nentor. Verdikti eshte dhene nga anketa e organizuar prej shoqates Sporti na bashkon e cila perzgjedh lojtarin me te mire te muajit ne Kategorine Superiore me votat e tifozeve te derguara nepermjet sms-ve nga te gjitha rrjetet e operatoreve te telefonise celulare por edhe prej vleresimit te nje paneli me eksperte te sportit me popullor. Mbrojtesi i Flamurtarit qe per nje kohe te gjate ka qene edhe ne orbiten e Kombetares shqiptare triumfoi mes 14 lojtareve te perzgjedhur per muajin nentor. Mes kandidateve potenciale per fitimin e cmimit e qe mbeshtetet edhe nga disa sponsore vleresoheshin disa prej bomberave me te spikatur gjate ketyre javeve si Xhafaj i Flamurtarit Bakaj i Dinamos Pejic i Tiranes apo edhe Cota i Teutes. Gezim Nushi nje prej drejtuesve te shoqates deklaroi Pasi shqyrtoi votat nga sms dhe u diskutuan mendimet e ndryshme brenda komisionit fitues u shpall mbrojtesi i Flamurtarit Franc Veliu. Veliu behet lojtari i dyte i skuadres vlonjate qe fiton pas fantazistit Hair Zeqiri ne muajin shtator ndersa cmimi i tetorit iu dorezua Erjon Mustafajit te Shkumbinit. Me tej Nushi theksoi se popullariteti i anketes po rritet ndersa ka ftuar tifozet te marrin pjese gjeresisht Ne krahasim me muajin e kaluar kishte me shume votime nga tifozet por mendoj se pjesemarrja duhet te jete edhe me e madhe ne menyre qe te gjithe te pasionuarit te japin mendimin e tyre. Per me teper kjo do te bente qe vleresimi per lojtarin e muajit te ishte edhe me i gjere.