Rritja e taksave mbi karburantin anulohet për tërë vitin 2019, sipas asaj që u njoftua nga Élysée në gazetën “Le Figaro”.


Të martën, kryeministri Edouard Philippe kishte njoftuar se ecotax nuk do të ishte përfshirë në draftin financiar 2019, por kishte folur për një “moratorium” 6-mujor.


Vendimi i Macron, është një përpjekje ekstreme për të shmangur të shtunën e katërt të protestave dhe përplasjeve të xhaketave të verdha.


Veçanërisht pasi sipas parashikimeve të Eliseut kjo do të ishte më e keqja, me “luftime shumë të vështira” me bërthamë të gatshme për të “shkatërruar dhe vrarë”.


Ministri i tranzicionit ekologjik, Francois de Rugy, konfirmoi se kishte folur me Macron, i cili i shpjegoi atij se rritja e taksave të karburantit ishte “anuluar për vitin 2019”: “Macron më tha, – theksoi de Rugy, – se njerëzit kishin përshtypjen se kishte një mashtrim, se atyre u ishte thënë se kishte një pezullim dhe se pas taksës do të ringjallej”.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)