Ekonomisti francez, Jean Tirole, ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi.
Akademia Suedeze e Shkencave deklaroi se Tirole është shpërblyer “për analizat e fuqisë së tregut dhe të rregullores. Ai ka sqaruar se si të kuptohen dhe rregullohen industritë me disa firma të fuqishme”.
Juria e ka cilësuar atë si “një nga ekonomistët më me ndikim të kohës sonë”.
Tirole është francezi i dytë që shpërblehet me Çmimin Nobel këtë vit. Patrick Modiano ka fituar Nobelin për letërsi.
(er.nu/BalkanWeb)