Fredo Berberi, kryetari i Komunës QEndër që mbeti i plagosur nga shpërthimi i eksplozivit C4 të vendosur poshtë makinës së tij, do të dërgohet për mjekim më të specializuar drejt Janinës së Greqisë. Mesditën e së enjtës, konsulli i Ambasadës Greke në Tiranë, ka vizituar Berberin. Pasi është njohur me gjendjen e tij shëndetësore, ai ka kontaktuar me një nga spitalet e urologjisë në Jananinë.

Kreu I Komunes qender eshte shtruar në katin e dytë të Spitalit Qendror të Traumës, në pavijonin e Urologjisë. 24 orë në ditë një punonjës policie qendron ne deren e tij. Grupi hetimor është në pritje të ekspertizës së policisë shkencore mbi mekanizmit e shpërthimit të eksplozivit C4 me anë të aparatit cellular. Pak ditë më parë, është marr në pyetje edhe vet kryetari I komunës, por deshmia e tij nuk I ka ndihmuar shume hetimet. Berberi mohoi në mënyrë kategorike konfliktin me ndonjë person. Prokuroret e Krimeve të Rënda në Tiranë kane administruar në dosje edhe dëshmite e pjesëtarëve të familjes se tij, megjithate ende mbeten mister shkaqet e atentatit.