Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard është objektivi i Bajernit të Munihut. Gazeta gjermane "Bild" shkruan se Rajkard dhe Marko Van Basten janë në listën e kufizuar për të pasuar Otmar Hitzfeldin sezonin e ardhshëm. Burime nga bordii i Bajernit pohuan se klubi është do të vendosë për një nga dy holandezët, por pa pohuar se për cilin nga të dy është kandidati. Marko van Basten do të largohet nga drejtimi i Holandës pas përfundimit të finaleve të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Austri e Zvicër në verën e vitit 2008.