Ndihmësnënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet e euro-azisë Daniel Fried ka përsëritur mbështetjen e tij për tërësinë territoriale të Kosovës. "Kosova do të mbetet e pandarë", theksoi Fried. Duke folur për vendosjen e EULEX-it, Fried për Radion Evropa e Lirë tha: "EULEX-i e di se cili është misioni. Misioni i EULEX-it në fakt nuk është aspak status neutral. Misioni i tij do jetë forcimi i integritetit territorial të Kosovës. EULEX-i vepron brenda kornizës së rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244, por është larg të qenit status neutral ", tha Fried. Ai shtoi se "Qeveria e Kosovës e ka përkrahuar misionin e EULEX-it dhe kjo është zgjedhje e mençur për një Kosovë sovrane të pandarë". Komentet për Radion Evropa e Lirë Fried i bëri gjatë takimit të OSBE-së që po mbahet në Helsinki.