gjergjPak pasi Gjergj Bojaxhi njoftoi se do të krijojë një parti të re, në mediat pranë PD-së nisën spekulime të shumta në lidhje me faktin se kush e financon atë.


Edhe pse Bojaxhi është i djathtë, PD ka nisur sulmet ndaj tij, pasi beson se pas Bojaxhiut qendron Edi Rama.


Këtë gjë e ka pohuar sot organi zyrtar i PD-së, Rilindja Demokratike.


Kjo e fundit, nisur nga disa shkrime në portalet pranë PD-së, ka bërë një lidhje qesharake mes Gjergj Bojaxhiut, Eduart Zaloshnjës dhe Olsi Ramës.


Por, ku qendron lidhja e tyre?


Sipas RD-së, Eduart Zaloshnja është mbështetës i Bojaxhiut dhe ka bërë disa shkrime pro tij.


Por, shkruan RD, Zaloshnja ka bërë edhe shkrime pro partneritetit publik-privat për TVSH-në, projekt pas së cilit, sipas RD, qendron Olsi Rama.


Pra, sipas kësaj logjike, ky fakt tregon se Bojaxhi mbështetet nga Rama.


Teori më qesharake nuk mund të ketë.


Gjergj Bojaxhi arriti një rezultat shumë inkurajues në zgjedhjet lokale, kur kandidoi si i pavarur për Bashkinë e Tiranës.


Por, PD në vend që ta mbështesë, si një njeri që përfaqëson të djathtën, ka vendosur ta sulmojë atë me aludime qesharake.