Autoritetet gjermane arrestuan 10 persona, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist. Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet po verifikojnë për lidhje të mundshme mes personave të arrestuar dhe grupit militant Shteti Islamik.


Ne dyshojmë se ata janë pjesë e ISIS-it ose simpatizantë të kësaj organizate, deklaroi ai.


Të ndaluarit janë në paraburgim. Agjencia e lajmeve DPA citon zyrtarë vendas të pohojnë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk është mësuar ende.