Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet një parti institucionaliste, duke ndjekur kështu linjën e ish-liderit historik të saj, Ibrahim Rugova.


Ai thotë se partia e tij do të punojë për shtetformim në vend.


Fryma e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga fillimi, është shtetformuese dhe institucionaliste. Njerëzit e LDK-së punojnë dhe do të punojnë për vlerat e LDK-së dhe shtetin e Kosovës, shkruan Mustafa në një reagim. /Ora News/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter