Shqiptarët njihen si një popull që ua pret mendja. Ose siç njihet me gjuhën shkencore, popull inovator.


E tillë është edhe kjo shpikje e një fshatari nga Polisi i Vogël në Elbasan.


Për të mbrojtur prodhimet bujqësore dhe dru frutorët nga grabitqarët, ky banor ka shpikur dordolecin modern. Thjeshtësia dhe prakticiteti e bëjnë shpikjen mjaft origjinale e për më tepër funksionale, shkruan infoelbasani.al.


Ai ka ngulur një dru të gjatë në majën e së cilës ka vendosur një dru tjetër horizontalisht.


Në njërën anë të drusë horizontale ka vendosur kundërpeshën, ndërsa në anën tjetër helikën prej druri që rrotullohet me anë të erës.


Një ganxhë e lidhur me helikën godet vazhdimisht një kovë e cila bën zhurmë dhe largon grabitqarët. Banori shprehet se ka plot 5 vjet që dordoleci modern i mbron kulturat bujqësore dhe drufrutorët nga grabitqarët.


E kemi shtëpinë në një zonë të rrethuar me pyje dhe ku ka shumë grabitqarë. Sa rritej gruri apo misri shpendët dhe grabitqarët na i rrafshonin. Po ashtu edhe me frutat e pemëve. Ne nuk kemi mundësi ti ruajmë se duhet qëndrosh 24 orë në arë për ta mbrojtur. Ndaj vrava mendjen se si mund ti shpëtoj prodhimet e mia. Dhe kështu shpika Dordolecin tim, tregon banori për infoelbasani.al.


Shpikja brilante po praktikohet edhe nga banorë të tjerë që po mbrojnë me sukses prodhimet e tyre.