Në fshatin Petresh të Elbasanit nuk të sheh syri lopë e dele. Grabitësit nuk kanë anashkaluar asnjë shtëpi të fshatit duke vjedhur gjënë e gjallë.


Një lopë kushton 100-150 mijë lekë të reja dhe fshatarët e kanë të pamundur ti blejnë sërish, aq më tëpër kur grabitësit nuk janë ndaluar dhe rreziku që ata të kthehen sërish është i madh.


Edhe pse prej gati një viti ngjarja përsëritet shpesh, autorët nuk janë identifikuar. Pasuria e vetme me të cilën ushqehen këta njerëz janë lopët, por duket se grabitja e tyre nuk është marrë asnjëherë seriozisht nga autoritetet.



9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)