Rreth 1.5 kg heroinë janë sekuestruar në Kakavijë nga policia, teksa në pranga është vënë një 37-vjeçar.



Elton Ferko nga Fieri është paraqitur në dalje të Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë Athinë.


Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.


Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare 37-vjeçarit iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.


Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale Trafikim i lëndëve narkotike.


13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)