Kreu i PS Edi Rama ka reguar lidhur me akuzat e Kryeministrit për mosdeklarim të pasurisë e tij. Sipas Ramës, Saliu,me tatimet e gazetat e tij ka fabrikuar e po propagandon nje shpifje te ulet sa vetja e tij per deklaraten e te ardhurave te mia!TURP!

Në rrjetin social twitter shefi i opozitës deklaron se ka paguar një më një taksen e “Zotit” per cdo kopje te shitur te Kurbanit.



Kam paguar nje me nje taksen e “Zotit” per cdo kopje te shitur te Kurbanit e kam deklaruar gjithcka,po maskaralleku do shkoje ne fund! TURP!Ka humbur,ka ikur,ka marre fund e prej deshperimit do beje edhe me keq se kaq po ne fund do t’i mbetet vec ajo qe mbetet per kete soj:TURPI! thekson Rama.


Vetëm disa ditë më parë Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, bëri me dije kreu i PS nuk ka deklaruar te ardhurat e tij vjetore prane organeve tatimore. Kreu i PS-se Edi Rama duhet te kishte deklaruar pasurine ne baze te ligjit per procedurat tatimore.


Sipas ketij ligji, cdo qytetar qe ka te ardhurat mbi 2 milione leke ne vit duhet te dorezoje ne organet tatimore, brenda dates 30 prill te vitit 2013 deklaraten vjetore te te ardhurave personale. Ky deklarim sipas organeve tatimore nuk eshte bere nga kreu i PS-se. Drejtues te tatimeve kane deklaruar ne media se ne kete institucion nuk eshte paraqitur asnje formular nga ana e kreut te PS-se, Edi Rama.


Lidhur me këtë çështje ka pasur një deklaratë edhe nga selia blu, ku zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi, ironizoi justifikimet e kryesocialistit për mospërmushjen e detyrimit ligjor.



Në fundjavë u mor vesh se Edi Rama nuk e ka dorëzuar deklarimin e tij të pasurisë edhe pse në reklamën e tij televizive pretendon se ka përfituar 9.3 milionë lekë nga shitja e “Kurbanit”. Por a mori përgjegjësi Rama? Jo. Edi Rama deklaroi me arrogancë se ia humbi posta. Kjo na bën të pyesim veten se çfarë justifikimi tjetër të trilluar mori në konsideratë Rama para se të fajësonte Postën. e kuptojnë se këto shaka janë justifikimet e Edi Ramës, por pyetja serioze qëndron, pse nuk po tregohet transparent Edi Rama me të ardhurat e tij? Pse po përpiqet Edi Rama të fshehë të vërtetën nga qytetarët?deklaroi ajo.