Gjashte lojtare jane "spastruar" dje nga grupi i Dinamos qe ka qene ne dispozicion te trajnerit Faruk Sejdini, ndersa sot ne mbremje vjen nga Ukraina mesfushori Sergei Romanishin. Babamusta, Gjokovic, Beqiri, Neza, Berzezi dhe Bejtja jane cilesuar si jo te vlefshem per blute, duke u larguar perfundimisht. Surpriza vjen nga largimi i Babamustes dhe Gjokovicit, per te cilet ishte bere i ditur nenshkrimi i kontrates. Por, asnjeri prej tyre nuk ka arritur te binde perfundimisht trajnerin, i cili nuk ka dhene miratimin per mbajtjen ne skuader. Nderkohe ka qendruar mesfushori Sokol Ishka, i cili do te luaje me Dinamon ne kampionatin e ri, i cili fillon me 26 gusht.



Largimi i te rinjve

Ndersa Babamusta, Gjokovic e Beqiri ishin te ardhur nga klube te tjere, Neza, Berzezi e Bejtja kane qene lojtare te ardhur nga ekipet zinxhir te klubit Dinamo, nga skuadrat e drejtuara nga trajneret Andrea Marko dhe Gazmend Sallaku. Blute kane pasur kohet e fundit nje numer te madh te rinjsh ne stervitje, te cilet ishin ne prove per te pare nese do te vlenin per ekipin e pare. Investimi te te rinjte eshte i domosdoshem tani, per shkak te reduktimit te numrit te lojtareve te huaj, si dhe te direktivave te UEFA s per rritjen e "prodhimit" vendas, por duket se tre djemte e rinj nuk e kane kaluar provimin e Sejdinit. Megjithate, te blute mbetet perseri nje numer i konsiderueshem lojtaresh te rinj, te ardhur nga ekipet zinxhir, te cilet do te jene te gatshem per sezonin e ardhshem. Disa prej tyre ishin ne stol edhe ne ndeshjet e Kupes UEFA, kunder CSKA se, por asnjeri prej tyre nuk u aktivizua, per shkak te mungeses se pervojes.
Bileta e Romanishinit
Atehere kur u duk se u mbyll perfundimisht, "telenovela Romanishin" eshte rihapur dhe ky episod do te jete vertet i fundit. Mesfushori ukrainas mberrin sot ne mesnate ne Tirane, gje qe e ka konfirmuar vete dje. Ai ka prere bileten e avionit dhe do te bashkohet qe neser ne stervitje me skuadren e Faruk Sejdinit. Ky i fundit e kishte kerkuar qe kur u rikthye te Dinamo ne qershor dhe lojtari ra dakord qe atehere me drejtuesit per t'u riveshur blu. Me pas, pati disa pakenaqesi dhe dilema, te cilat krijuan nje gjendje pasigurie ne lidhje me faktin nese lojtari do te vinte, apo jo, te Dinamo. Ardhja e njoftuar per me 25 korrik, diten kur Dinamo udhetoi drejt Sofjes, u shty per shkak te skadimit te lejes se hyrjes ne Shqiperi, sipas versionit zyrtar nga klubi blu. Tani cdo gje eshte e qarte dhe e sigurt, teksa ukrainasi ka njoftuar se e ka prere bileten dhe do te mberrije ne Rinas sot ne mesnate.
Perseri Apolonia
Sot, ne oren 17:30, Dinamo do te ndeshet ne nje tjeter takim miqesor me Apolonine e Fierit. Eshte takimi i dyte brenda dy javeve, teksa blute fituan 3 2 ne ndeshjen e pare, edhe pse fieraket e mbyllen pjesen e pare ne epersi 2 0. Pardje Dinamo luajti me Kastriotin dhe humbi 0 1, por duke aktivizuar vetem lojtaret e stolit, nderkohe qe me pare ka humbur 1 0 ne miqesoren me Elbasanin dhe ka fituar me te njejtin rezultat kunder Tiranes, para nisjes drejt Sofjes. Sejdini, i cili ka drejtuar per nje gjysme sezoni skuadren fierake, ka ruajtur marredheniet e mira me drejtuesit, por edhe e ka preferuar Apolonine per shkak se eshte nje skuadre e avanacuar ne pergatitjet per sezonin e ri, ndryshe nga shume skuadra te tjera.

Dritan Ikonomi
Sport Ekspres