Banka e Shqipërisë vlerëson përmirësimin e klimës për biznesin dhe kreditimin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i rikujton qeverisë se duhet të bëjë kujdes me borxhin publik dhe deficitin. Sektori publik ka shënuar frenim të ekspansionit fiskal, që prej fillimit të tremujorit të dytë. Deficiti buxhetor në fund të muajit korrik rezultoi 23.1 miliardë lekë,





nivel ky i cili është rreth 42 për qind më i ulët se një vit më parë. Ndërkohë që është regjistruar një rritje e eksporteve, rënia e peshës së sektorit publik në ekonomi dhe rritja e investimeve private si edhe inflacioni i stabilizuar janë argumentet që sipas guvernatorit të Bankës Qendrore Ardian Fullani e konfirmojnë këtë përmirësim. Klima më pozitive e besimeve të bizneseve, mbështetja në rritje me kredi, rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi dhe rritja e importit të mallrave, kapitaleve dhe atyre të ndërmjetëm sigurojnë se niveli i investimeve private është rritur gjatë muajve të fundit. Treguesit e besimit evidentojnë rritje pozitive, njëkohësisht dhe pritje pozitive dhe për treguesit e tremujorit të tretë duke mbështetur vlerësimet tona për një nxitje të kërkesës agregate nga sektori privat, tha Fullani. Për të ruajtur situatën guvernatori i ka kërkuar qeverisë të respektojë me çdo kusht parametrat e deficitit buxhetor. Por situata pozitive makroekonomike duket se ende nuk ka zbritur në nivelin e familjes dhe kjo tregohet nga fakti se qytetarët gjithnjë e më pak marrin kredi.


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"