Juventusi mbylli sezonin 2017-2018 dhe nisi festën e titullit të 7 radhazi të fituar në Serinë A, teksa edhe në javën e fundit, fitoi 2-1 ndaj Veronës.


Dita e sotme ishte festë për bardhezinjtë, por edhe një ditë lamtumire, pasi Gigi Buffon, portieri dhe kapiteni legjendar i Juventusit, i dha lamtumirën skuadrës torineze.


Numri 1 i skuadrës torineze luajti sot 63 minutat e fundit para tifozërisë që e ka brohoritur pa fund dhe që sot i dhuroi një stand ovation spektakolar, ndonëse mes lotësh për faktin që nuk do të shohin më Gigin në portën e Juventusit.







Në sfidën e sotme shënuan Rugani e Pjaniç për Juventusin dhe Çerçi për Veronën, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe Lichsteiner humbi një 11-metërsh.


Në fund të takimit, Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave, duke u përqafuar me fansat e Juventusit, të cilët sot kishin ardhur për të nderuar kapitenin e tyre legjendar.


19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)