Një grua humbi jetën mesditën e sotme teksa u përplas nga një automjet.


Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Milot- Mamurras, tek  Mbikalimi i Patokut”, ndërsa viktimë ka mbetur shtetesja Zenepe Uçaj.


Kjo e fundit u përplas nga një fuoristradë teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.


“Rreth orës 12: 45 është marrë  njoftim se në autostradë,  tek ‘Mbikalimi i Patokut” ka ndodhur  një aksident automobilistik.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se një mjet tip ML me targa AA 484 KH   ka përplasur këmbësoren  shtetasen Zenepe Koçi,  banuese në Kurbin e cila ka ndërruar jetë” informon policia.


Mjeti drejtohej nga Mhill Ndreca 56 vjeç, banues në Kurbin, i cili  është shoqëruar në Komisariat  për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.


Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter