Në emsionin Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel u diskutua për qeverinë Rama 3.


Ndryshimet në qeveri u konsideruan nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, si një maskë e re për të larë mëkatet e së shkuarës.


Ishte diçka e pritshme, e analizuar, e parë dhe e dukshme dhe skishte lidhje me protestën e studentëve. E dinte vetëm ai. Do të hyjnë në zgjedhje me maskën e re. Do të hyjnë në zgjedhje me kryearmikun Bushati, i cili ka bërë disa krime të rënda dhe në ditët në vijim në portale do kemi gjëra Do shpallen armiq këta Do thonë do bashkohemi me Kosovën, me Malin e Zi, por asgjë sdo të ndodhë sepse është një maskë e re që vihet, një strategji politike e pastër. Nuk ka ndryshuar asgjë, është e njëjta qeveri, u shpreh Manjani.


Ndërkohë, analisti Shpëtim Nazarko tha se pas lëvizjeve të bujshme që kryeministri Rama bëri në kabinetin e tij që duhet thënë vegjetonte prej 5 vitesh, fshihet frymëzimi nga shembulli francez.


Rama kopjoi Makronin. Makroni sbëri ndryshim ministrash por përballë një proteste studentësh bëri nduyshime të mëdha.


Mendoj që Rama është përgatitur për një skenar zgjedhjesh të përgjithshme. Njerëzit që u larguan nga kabineti ruajnë fuqinë brenda PS. Ishte një operacion imazhi i rëndësishëm. Gjithsesi në këto zgjedhje e përkundrejt kësaj proteste ishte tregues që kuotat sjanë të larta. Rama ndryshoi gati gjysmën e qeverisë. Çfarë sjellin këto ndryshime?


Janë zgjerim dhe departizim i qeverisë, futja e ministrave me profil teknik. Rama është i njohur për lëvizje të tilla, u shpreh Nazarko.


7 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)