Uashington (Start)-Është arritur edhe në ditën e fundit të fushatës eletorale për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Dy kandidatët, Barack Obama dhe John Mccain, kanë përqendruar vëmendjen në shtetet që duket se do të jenë vendimtare për votën ndaj tyre. Pensilvania dhe Ohajo, dy shtete fqinje që mund të ushtrojnë ndikim të madh në zgjedhjet e nesërme Obama, kryeson në Pensilvani roli i së cilës është mjaft i madh për të fituar postin e kreut të SHBA-ve. Rivali i tij republikan, John McCain ka bërë fushatë në shtetet Pensilvani dhe Floridë.



Duke folur gjatë një tubimi në Pitersborou në Nju Hemshajër, ai u tha mbështetësve se ishte personi më me eksperiencë për të drejtuar vendin.

Zoti Obama, që kryeson në sondazhe në mbarë vendin, po përqëndrohet në shtetin e Ohajos, që ka votuar për kandidatin që ka fituar çdo zgjedhje që prej vitit 1964.



Gjatë një tubimi në qytetin Kliveland ai tingëlloi optimist përsa i takon shanseve për të fituar:

"Ohajo, kam vetëm dy fjalë për ty: dy ditë. Dy ditë. Pas dekadash të një politike të ndarë në Uashington, pas tetë vjetësh politikash të dështuara nga George Ë Bush, pas 21 muajsh fushatë që na ka çuar nga bregdeti shkëmbor i Mejnit në Kaliforninë plot diell, ne jemi dy ditë larg për t'i sjellë Amerikës ndryshimin," tha zoti Obama.

Ndërkaq, kandidatja republikane për nënpresidente, Guvernatorja e Alaskës Sara Pejlin, ishte në Ohajo për fushatë. Në atë shtet disa anketa flasin për një garë në barazim të plotë. Asnjë republikan nuk ka siguruar fitoren në garën për Shtëpinë e Bardhë, pa fituar në Ohajo. Kandidati demokrat Obama ishte po kështu në shtetin e Ohajos ku mori pjesë në një sërë tubimesh zgjedhore në këtë shtet. Ai theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për vendin.