FUSHE ARREZ - Mbyllja e dhjetëra bizneseve në Fushë Arrëz ka sjellë uljen e të ardhurave për Bashkinë e këtij qyteti, duke lënë pa paga administratën lokale prej 3 muajsh.
Kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Alfred Qafa, i pyetur nga NEWS24, lidhur me mungesën e pagave për punonjësit që ajo drejton shprehet se Bashkia mblodhi vetëm 20% të të ardhurave të parashikuara.
“Devijimi i rrugës, që është rruga e kombit, ka bërë që një pjesë e bizneseve në Fushë Arrëz të shkojnë drejt falimentimit dhe si rrjedhojë punonjësit e administratës dhe punonjësit në varësi të ngelin pa fondin e pagave.”- deklaroi kryetari i Bashkisë.
Punonjësit e administratës së Bashkisë, ata të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit dhe institucioneve të tjera në varësi të Bashkisë së Fushë Arrëzit duhet të presin buxhetin e ri për të marrë pagat e tyre.
(er.nu/news24/BalkanWeb)