BULQIZE- Një aksident rrugor me pasojë vdekje e një personi dhe plagosjes e një tjetri ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ku makina me të cilën udhëtonin babë e bir ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.
 
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 19-vjeçari Ëngjëllush Kurti, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i viktimës Zog Kurti, i cili është dërguar në spitalin e Bulqizës.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)