Foto ilustruese

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e vonë të së dielës, rreth 30 minuta para mesnate, në fshatin Larushk të Fushë Krujës.


Sipas raportimit të policisë, një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, ky i fundit gjyshi nga e ëma i Xhisiela Malokut, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për ti marrë në pyetje.


Mësohet se 4 prej personave të shoqëruar janë anëtarë të fisit Rraja, me të cilët Xhisiela pati edhe konfliktin e denoncuar nga nënkomisari Emiljano Nuhu.


8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)