Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në dyqanin e një biznesmeni nga Fushë Kruja.


Burimet nga Komisariati i Policisë Krujë, bëjnë me dije se sot më datë 08.12.2017, rreth orës 01:00, në Fushë- Krujë, në bazamentin e murit të dyqanit të shtetasit E.Xh. 36 vjeç, banues në Fushë- Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.


Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.


Grupi hetimor por punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale Shkatërrimi i pronës me eksploziv parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.


8 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)