Një nuse ka pozuar për një set të rrezikshëm fotografik, në të cilin kërkoi që të ndizte flakë fustanin e martesës.


Një asistent ndezi zjarrin ndërsa fotografi kapi momentin e duhur, dhe në cast ndërhyri një vajzë që të shuante flakët duke shmangur ndonjë skandal.


Ne bëmë një kërkim përpara, duke nisur nga zgjedhja e vajit, kontrolli i fustanit dhe kohën që i duhej për të marrë flakë në mënyrë që gjithcka të ishte nën kontroll, tha fotografi Zheng për Dailymail.


Ngjarja e ndodhur në një provincë të Kinës u bë virale nëpër rrjete sociale, ku të gjithë shpërndanin pamjet duke e quajtur marrëzi një gjë të tillë.


Nusja është inspiruar për këto foto nga një trend i vitit 2001 ku fotografi John Michael Cooper i shkatërronte veshjet e dasmës për të treguar aftësitë e tij artistike.



 


/oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter