TIRANË - Pas përfundimit të kampionatit shqiptar të futbollit, sulmuesi i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, është fituesi i "Këpucës së artë", duke u shpallur me meritë golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore.

Golashënuesi vlonjat shënoi plot 19 gola, duke e fituar për herë të dytë rresht trofeun individual. Edicionin e kaluar, 34-vjeçari Xhafaj realizoi 18 gola për ekipin fitues së Kupës së Shqipërisë, Besën.

Pas vlonjatit, renditen sulmuesi i Tiranës, kroati Pero Pejic (14 gola), mesfushori argjentinas i Skënderbeut, Rafael Soza (13 gola), Brunild Pepa (Teuta, 13 gola), Emiljano Vila (Dinamo, 13 gola) dhe Vilfor Hysa (Laçi, 13 gola).

(d.b/BalkanWeb)