Kampion me Partizanin si lojtar, por dhe si trajner në sezonin 1986-1987. Ata që e kanë njohur, patjetër që kujtojnë edhe golin e tij të shënuar kundër Torinos në Itali. Bajko, tashmë vjecar kujton: "Rikthimi te e kaluara ime si futbollist më emocion shumë. Ruaj me fanatizëm gjithcka dhe shumë gjëra, që i kam mbajtur për vete tani po i hedh në një libër. Statistikat e mia si futbollist kanë vlerën e tyre, si për cdo futbollist tjetër të kohës sime. Goli ndaj Torinos? Është një episod që nuk shlyhet kurrë nga kujtesa ime. Merita është e skuadrës. Kemi pasur një nga brezat më të mirë të Partizanit me Panajot Panon, Lin Shllakut, Ramazan Ragamit, Mihal Gjikës, Torez Cirakut, Teodor Vasos, Mikel Jankut e shumë të tjerëve, të drejtuar nga një trajner i madh si Refik Resmja, i mbështetur në atë kohë nga Loro Borici". Por, sa ndryshon Bajko si futbollist nga Bajko trajner. "Të qenit lojtar ndodh në një moment kur brenda teje ekzistojnë vetëm objektiva personalë, por kur kthehesh në një trajner brenda teje janë 11 lojtarë që ndodhen në fushë dhe të gjithë të tjerët që ti ke në trupën tende. Duhet të mendosh për 22 apo 30 lojtare të tjerë, pa përmendur se ke të bësh me një armatë gazetarësh apo mijëra tifozë. Duhet të marrësh vendime të ashpra dhe aspak të pranueshme për lojtarin".