12 vjet heqje lirie është masa e dënimit që një gjykatë ka dhënë në Itali për shqiptarin Rahman Gjishti, 64 vjeç. Mediat fqinje raportojnë se i moshuari është dënuar për një ngjarje të ndodhur në fund të vitit 2009, kur kishte mbyllur në bagazhin e makinës një grua,  ë cilën e kishte sjellë në Itali me qëllimin për ta bërë prostitutë. Më tej edhe kishte abuzuar me të. Me 5 vjet burg është dënuar edhe gruaja e tij, Shpresa Gjishti për favorizim prostitucioni. Vetë viktima e këtij trafiku ka treguar para gjykatës detajet e udhëtimit nga Shqipëria në Sarzana tw Italisw, e mbyllur në makinë. Ajo kishte shkuar me besimin se do të gjente një punë në një shtëpi sapo të mbërrinte në Itali, por kjo nuk ndodhi kurrë.


E trafikuara nuk kishte dokumente të rregullta dhe e kishin detyruar të ushtronte prostitucion. Më pas gruaja shkoi në polici dhe kërkoi ndihmë për të shpëtuar nga bashkatdhetarët e vet që e shfrytëzonin. Në Shqipëri tregoi se kishte lënë burrin dhe 3 vajzat, por pa mundur ti tregonte gjë nga frika.


Dëshmia e së trafikuarës


Ai i tha policisë se çifti Gjishti u paraqit në shtëpinë e sajnë Shqipëri, duke kërkuar persona që ti punësonte si kujdestare në Itali.  Paratë e grumbulluara do të përdoreshin për të mbajtur burrin dhe tre vajzat në vendin e saj. Kështu gruaja u nis për në Durrës. Pastaj u mbyll në bagazhin e veturës. Sapo zbriti në Itali, e varfra zbuloi se nuk kishte asnjë pensionist italian për tu kujdesur, por u dhunua dhe detyrua që të punonte në trotuaret e rrugës së Marinella.


Gruaja tregoi për shfrytëzimin për;  goditjet, kërcënimet, abuzimet. Çifti kishte organizuar në mënyrë të detajuar rrugën për ta prostituuar bashkë-atdhetaren. Por kur fitimet ranë, ata e rrahën. Një jetë e tmerrshme që vajza e re nuk kishte guximin t’i zbulonte burrit të saj që mbeti në Shqipëri. “Unë kurrë nuk i kam thënë atë që më kanë detyruar të bëj tregoi ajo me lot në sy tek hetuesit – ai është një njeri i dhunshëm që shpesh dehet dhe kam frikë se sapo të kthehet në Shqipëri ai do të më rrahë”. Gruaja nuk duhet kënaqte vetëm klientët, por edhe për torturuesin e saj Rahman Gjishti .


Gazeta Shqip