Brenda këtij viti përdoruesit shqiptarë të internetit do të mund të navigojnë duke përdorur teknologjine 3G.

Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar ka mbyllur fazen e konsultimit publik me kompanitë e interesuara për ofrimin e këtij sherbimi të cilat kanë qenë mjaft të interesuara për implementimin e kësaj teknologjie. Sipas AKEP futja e teknologjise UMTS është e domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë së informacionit dhe sidomos të internetit pa tel.

Sipas drejtuesve te AKEP, kriteri kryesor qe 1 kompani te autorizohet per ofrimin e sherbimit 3G eshte qe kjo kompani te jete e gatshme te hedh kete sherbim ne treg brenda fundit te ketij viti.

Sipas AKEP ka kapacitete per dhenien e 4 licencave per shfrytezimin e kesaj teknologjie, por do te jete nje vendim i Ministrise se Telekomunikacionit per percaktimin e numrit te autorizimeve qe do te jepen dhe per percaktimin e cmimit. Ndersa pritet nje vendim qeverie per percaktimin e pagesave per perdorimin e frekuencave.