Futja në treg e prodhimit vendas bujqësor ka ndikuar në uljen e çmimeve.



Çmimet e fruta-perimeve janë ulur deri ne 50 përqind krahasuar me një muaj më parë.



Megjithëse për një pjesë të konsumatorëve, çmimet mbeten ende ne nivele të larta.



E ndërsa në sezonin e verës, tregjet furnizohen me prodhim vendas, në pjesën tjetër të vitit konsumatorët ushqehen me produkte kryesisht të importuara, edhe pse në preferencat e tyre është prodhimi vendas.