Kevin Tummers*
5 Shtatori shënoi përvjetorin e dhjetë të vdekjes së Nënë Terezës. Me këtë rast, dhjetë ditët e nderimit organizoheshin prej Ministrisë së Kulturës e Turizmit, veprimtari që rezultoi në një fushatë publicitare të dukjes. Evenimentet nisën duke zbuluar një pllakë në mur, në një zonë urbane. Pllaka sikur përpiqej të ngatërronte historinë. E përkthyer dilte se “Në këtë shtëpi ka jetuar familja e nënë Terezës”. Aspak prej anglishtes jokorretkte, pllaka s’kishte të bënte fare me Nënë Terezën. Familja e saj ka jetuar në Tiranë nja një dekadë pasi ajo ishte larguar nga shtëpia. Kurrë nuk rastisi të vinte këmbë në atë shtëpi. Por kishte edhe gabime të tjera. Posterat masivë me portretin e Nënë Terezës ishin shpërndarë kudo në Tiranë dhe në ballë të tyre dukej fraza “In memorial”. Ishte të shkruarit gabim të frazës latine “In memoriam”. Disa prej posterave ishin korigjuar duke shtuar gërmën m përmbi gërmën l, ndreqje që bënte të lexohej si “In memoriahn”, teksa të tjerat mbetën në gjendjen e mëparshme. Shpejt u pa se sa pak përgatitje ishin bërë. Gabime të tilla vijnë prej një qeverisje me njerëz të pakulualifikuar që punojnë për të. Fakti që këto gabime “nuk kapen”, demonstrojnë kujdesin e paktë për detajin dhe zbulojnë punë të momentit të fundit. Ditën tjetër u çelë ekspozita e artit. Ekspozimet ishin bërë në “Qendrën e Kulturës Ndërkombëtare Arbnori”, në “Galerinë Kombëtare” dhe në “Muzeun Historik Kombëtar” që, prej të trejave, dukej realisht e inspiruar prej Nënë Terezës. Nuk ishte e qartë se çfarë u ofrohej shikuesve në ekspozitën e titulluar “Mrekullia e Dashurisë” në Galerinë Kombëtare, dhe megjithëse ishte detyrë e kuratorit të zgjidhte punimet më relevante, ato kishin veç ndonjë lidhje shumë të largët me Nënë Terëzën, nëse e kishin. Në një vend ku gjithnjë privilegjimi (nepotizmi) i bën hije të qenit i drejtë, nuk është surprizë të dallosh irrelevancën e punëve të zgjedhura. Ditë më vonë, politikanët e përshkruan ekspozitën si “spirituale”. Në Muzeun Historik Kombëtar ishte arritur një vendosje e mirëorganizuar e pikturave, fotografive, skulpturave dhe një video e shkurtër. Tema e kësaj ekspozite ishte e qartë: tërhiqte vëmendjen se Nënë Tereza ishte shqiptare. Një ekspozitë me plotë kuptim për shqiptarët, megjithëse s’ishte përkujtesë e punëve e jetës së saj, arritjeve humanitare, por thjesht për lindjen dhe origjinën. Javën në vijim, “Koncerti i Madh për Paqen-Homazh për Nënë Terezën”, u mbajt në Teatrin Kombëtar. Nën kujdesin e bashkëshortes së Kryeministrit, Liri Berisha, dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, koncerti mbështetej tek artistët klasikë të Ballkanit dhe Europës, duke pasur si elementë të tij një orkestër, korin dhe disa solistë. Ishte me ftesa të posaçme për politikanët, shoqërinë e lartë dhe miqtë, dinjitarë të lartë. Shirita blu dhe të bardhë, ngjashëm me veshjen e Nënë Terezës në portret, jepeshin tek hyrja nga të rinj, veshur me kostume tradicionale shqiptare, që mirëseardhnin të ftuarit. Një statujë e Nënë Terezës qëndronte në sfond të artistëve në skenë. Përzgjedhja muzikore dukej e kalkuluar mirë, duke shkuar në finale me sinfoninë që njihet si himni i Europës së Bashkuar. Celularët ishin të aktivizuar gjatë gjithë shfaqjes, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Koncerti për të promovuar paqen nuk përfshinte thuajse të gjithë shqiptarët, teksa ata që e synonin nuk e kishin. Teksa koncerti shtoi diçka në kulturën e lartë të Tiranës, por nuk besoj se kontribuoi për nga pakti i vetëdijes për paqen apo te punët e Nënë Terezës. Ajo hapi kuzhina supe për të uriturit, spitale për të sëmurët, strehë për të pastrehët, jo koncerte për elitën. Po atë mbrëmje, nuk u llogaritën fëmijët dhe familjet e tyre që fjetën në rrugët e Shqipërisë, në të ftohtë, të uritur dhe të njomur prej shiut. Ka pak të ngjarë madje që ndonjeri prej këtyre njerëzve të ketë dëgjuar për “Koncertin e Madh të Paqes”, i cili më natyrshëm mund të ishte quajtur “Paqe, por vetëm me ftesa”. Në fund të asaj jave, Kryeministri Berisha u shpreh publikisht se “Nënë Tereza, një shqiptare e cila me forcën e shpirtit të saj mundi të pushtonte zemrat e gjithnjë njerëzimit, është nderi i kombit tonë.” Fjalë mrekullisht të bukura, por tingëllojnë boshe. Një raport lajmesh i asaj jave, në lidhje me spitalin e Tiranës, i quajtur ironikisht “Spitali Nënë Tereza”, bëri të ditur varfërinë e pajisjeve spitalore, mungesën e shtretërve, stafin dhe furnizimet e pamjaftueshme. Një javë më vonë, përfshirja në skandalin e gjakut të infektuar me HIV, zuri titujt e mëdhenj të gazetave, ndjekur ditën tjetër me lajmin e përdorimit të heroinës brenda spitalit. Këto nuk ngjanin fare me kushtet në të cilat Nënë Tereza punoi për vite të tëra në basenet e Kalkutës. Por ishte fjala për spitalin kryesor në kryeqytetin e vendit që e pohonte Nënë Terezën të vetën, dhe ndërsa 50.000 eurot e vlerës së ekspozitës së artit, koncertit të paqes dhe promovimeve të bizneseve, promovonin emrin e saj dhe origjinën e saj, të sëmurët dhe të pakujdesurit mbeteshin të sëmurë dhe të pakujdesur. Nënë Tereza ishte mbështetëse e të varfërve dhe e të pandihmuarve. Misioni i saj ishte, sipas fjalëve të veta, të bënte kujdes për “të uriturit, të zhveshurit, të pastrehët, ata me aftësi të kufizuara, të verbërit, leprozët, tërë ata njerëz që ndiheshin të padëshiruar, të padashuruar, të pakujdesur prej shoqërisë, njerëz që janë shndërruar në barrë, dhe janë braktisur prej të gjithëve.” Në përvjetorin e vdekjes, shërbimet bazë në “Spitalin Nënë Tereza” ishin “free” për publikun. Ky veprim është realisht refleksion e trashëgimi prej saj, pa dyshim më sinjifikanti dhe më i vlerësuari në tërë ditët për të. Gjatë këtyre dy javëve, nuk kishte as edhe një fjalë apo veprim i kryer prej ministrive të tjera, duke përfshirë këtu edhe Ministrinë për Punët Sociale dhe Shanse të Barabarta, të cilët sigurisht do të duhej të ofronin shërbime për të “braktisurit prej të gjithëve”. Me pak bashkëveprim, disa prej ministrive mund të koperonin për të organizuar diçka të përbashkët si atribut ndaj Nënë Terezës. Aty nga fundi i kremtimeve, politikanët, dinjitarët (VIP) dhe një kontigjent i mediave u grumbullua në “Aeroportin Nënë Tereza” për të zbuluar statujën e saj, katërmetroshe, në bronz. Skulptura ishte e porositur, për qysh në fillim të vitit, me rastin e hapjes së terminalit të ri, por nuk kishte qenë gati dhe kështu iu shtua ngjarjeve të përvjetorit (si ceremoni, jo si buxhet). Presidenti Topi mbajti një përshëndetje, me fjalë që e shpalonin Nënë Terezën si qenie të shenjtë universiale, që kurrë nuk harroi që ishte shqiptare, ndaj dhe është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë. Ceremonia ishte e shkurtër dhe nuk zgjati më shumë se dhjetë minuta. Nuk dihet cila ishte kostoja e transportit dhe e sigurisë së vip-ave, por është e qartë se do të ishte më efektive sikur kjo sasi parash të ishte shpenzuar në pajisjet spitalore dhe në rritjen e kujdesit, që nuk ndodhi.
Shqipëria është një vend ku media i portretizon liderët e saj si gjysmë-zota, duke i shfaqur ata në ekranet televizive dhjetra herë përgjatë ditës. Këto dhjetë ditët e fundit, i dhanë kryeministrit, Ministrit të Kulturës dhe Presidentit shansin e një dukjeje pozitive. Të tjera gjëra që vendi përfitoi prej këtyre kushtimeve, përfshinë edhe shansin për harmonizimim të veprimeve të skuadrave të sigurisë së shtetarëve. Iu dha gjithashtu dy javë ngritje nacionalizmit të dukjes, duke i kujtuar shqiptarëve se nënë Tereza, person famoz, ishte me prejardhje shqiptare (edhe pse ajo ishte vetëm se një pioniere kur kishte lënë këtë origjinë dhe kishte jetuar e ndihur në të tjera troje.) Mangësitë gjatë kësaj përkujtimoreje mezi lejonin dukjen e ndonjë suksesi. U rrëfye një menaxhim me mungesa të dukshme profesionalizmi, kooperimi e vëmendje ndaj detajit. U provua si mund të shmangen qytetarët sipas një versioni që i interesonte agjendës zyrtare, dhe jo historisë reale. Njerëzit në nevojë të vërtetë panë pak, për të mos thënë fare, të mira prej këtyre veprimtarive, dhe më në fund, asgjë nuk ndryshoi. Të uriturit ende kërkojnë, të pastrehët ende flejnë në rrugë dhe të braktisurit janë shtyrë edhe më tej. Besoj se s’kishte të ngjarë që Nënë Tereza të donte të ndiqte ndonjerën prej këtyre kremtimeve, sepse më së shumti do ta dërgonte veten në spital, ose në rrugë, duke ndihmuar ata që kishin nevojë.

*Kevin Tummers ka kryer "Master ne Art dhe Trashigimi: Politika, Menaxhim dhe Edukim”. Si Manager për Artet dhe Kulturën, ai kaloi 4 muaj në Shqipërinë e vitit 2007. Kevin ka studiuar në Kanada, Francë dhe Hollandë. Për disa motive, ai është dashamirës i Shqipërisë, Letrave dhe kulturës së saj. Edhe në këtë shkrim, e shoqëron aftësia e hollë e vëzhgimit dhe humori pozitiv.
(Ofroi për botim, Faruk Myrtaj, Toronto)

9 Dhjetor 2007