Nuk ka qetësi te Tirana. Këtë herë është Migen Memelli që ka shkaktuar një rritim jo vetëm të drejtuesve të klubit por ehde të tifozëve ultas të këtij ekipi. Në uebsajtin e tij të facebook Memelli i cili aktualisht ndodhet në Belgjikë për kurim ka lëshuar një deklaratë ku indirekt ankohet se Tirana nuk i ka paguar paratë për shërbimet mjekësore që ai po merr në këto momente. “Çfarë klubi është Tirana kur nuk paguan as për dëmtimet e futbollistëve”, ka qenë një pjesë e deklaratës së Memellit e cila nuk u ka pëlqyer aspak bardhebluve. Memelli erdhi vjet te Tirana dhe është ndër futbollistët më të paguar (merr rreth 8 milionë lekë të vjetra në muaj) ndaj kjo deklaratë ka irrituar shumë drejtuesit bardheblu, të cilët kërkojnë më shumë respekt nga ana e futbollistit.