Bregdeti i Floridas është shndërruar përkohësisht në një galeri arti nënujore.
Kjo video e publikuar në internet, shfaq zhytësit teksa mbajnë në duart këto punime artistike ndërsa shumica prej tyre janë vendosur përreth mbetjeve të një anije të mbytur aty vite më parë.
Përgjatë fundjavës që lamë pas, zhytësit instaluan aty dhjetëra ilustrime me foto, mbështjellë me plastmas dhe të montuara në korniza çeliku e të vulosura me silikon, 27 metra nën sipërfaqen e ujit, në oqeanin Atlantik.
Ekspozita, një krijim i fotografit austriak Andreas Franke është pjesë e ekspozitës së artistit “Botë e mbytur”, seritë e të cilës janë shfaqur në disa bregdete të botës që prej vitit 2011.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter