Nga Express më 03 mars 2011 në ora 09:58
Liam Gallagher, i cili aktualisht i prinë grupit Beady Eye, ka kritikuar ashpër gjatë një interviste për revistën NME albumin e ri të grupit Radiohead, Kin gof Limbs, i cli e ka marrë emrin sipas një druri në Wildshire, në Britani, që është i vjetër rreth 1,000 vjet.
"E kam dëgjuar këtë këngë të re. Dhe, menjëherë mendova: Çfarë athua qenka kjo? Po shkruani këngë për drunj? Për një dru të m...? Lëreni, ju lutem, ishte komenti në stilin e njohur të Gallagher.
"Preferoj të mendoj se gjithçka që bëjmë, ne e bëjmë mirë. Nuk shkruajmë tekste për ndonjë dru të moshuar. Kështu që, Radiohead, bajuni, përfundoi ai.
Liam, i cili konsideron se albumi i ri i Beady Eye do të jetë më i mirë se çdo gjë që ka bërë Oasis deri tani, kohë më parë ka akuzuar edhe të vëllanë, Noel, se të gjitha këngët e reja i ka vjedhur nga ai.