Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se rosonerët vazhdojnë të besojnë tek sulmuesi në huazim i Chelseat, Andriy Shevchenko.
Ukrainasi dështoi të tregojë veten pas rikthimit në San Siro, por Galliani ende shpreson në një rikthim të Shevchenkos."Sheva është një djalosh i mrekullueshëm, ai po sillet mirë dhe ende besoj në të. Kualitetet gjithmonë kanë qenë. Problemi është të gjejmë një kontinuitet", ka thënë Galliani.