Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani ka lënë të kuptohet se klubi italian nuk do bëjë “vetëvrasje” ekonomike për të marrë në skuadër Zlatan Ibrahimovic.

Pas takimit që ai pati me presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, Galliani u shpreh qartë se sulmuesi suedez kushton shumë për xhepat e Milanit. “Me Barcelonën do takohemi sërish nesër”, deklaron ai duke lënë të hapur edhe një tjetër raund bisedimesh.

“Eshtë shumë e vështirë sepse lojtari kushton shumë”, shton Galliani. Në fund të intervistës ai u bën thirrje tifozëve të mos kenë iluzione edhe pse shoqëria po bën gjithcka për ta marrë sa më shpejt.