Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se braziliani Alexandre Pato ka nënshkruar marrëveshje të re me rosonerët, e cila do ta mbajë atë në San Siro deri në vitin 2014.

Galliani zbuloi se ylli i ri i ekipit e ka vazhduar besimin dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

"Pato ka rinovuar kontratën me Milanin për edhe pesë vitet e ardhshme", ka thënë Galliani në Milan TV.