Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:34

Alexandre Pato ka të ardhme afatgjate në Milan, ka insistuar nënkryetari i klubit, Adriano Galliani.



Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime se sulmuesi brazilian mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.



Por, Galliani ka theksuar se Pato do të mbetet edhe për një kohë të gjatë në San Siro.



“Është futbollist i madh me vetëm 21 vjeç. Ka një përqindje të shkëlqyeshme të golave dhe është futbollist shumë i rëndësishëm për Milanin. E ardhmja e tij do ët jetë me këtë ekip”, tha Galliani për Sports.it.