Ne 10 vitet e fundit Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive nuk ka funksionuar duke lanë jashtë kontrollit 12 mijë zyrtarë të lartë të shtetit. Kështu ka deklaruar Inspektori i Përgjithshëm Shkelqim Ganaj, në komsionin parlamentar të ligjeve ku raportoi për veprimtarinë e institucionit që ai drejtone për vitin 2013.
Në 10 vjet janë kontrolluar 3500 zyrtarë që është një shifër jashtëzakonisht e ulët. Të mos kontrollosh në 10 vjet njëherë të vetme zyrtarin është e rëndë. Edhe skema është e deformuar rëndë, skema është është e zeza mbi të bardhë, ajo thotë në dy vjet, ne nuk e kemi bërë. Tatime, dogana, burgje, hipoteka, prokurorë janë të pakontrolluar fare që nga 2003, 70% janë të paprekur me dorë. Ka dosje të zhdukura, deri tani duhet të jenë te rendi 7-8 dosje të zhdukura fare.
Nga janari i 2014, ILDKP, ka dorezuar ne prokurori 12 kallzime penale, nderkohe qe sipas Ganajt, abuzimet ne atë institucion kanë qenë nga më të ndryshmet.
Ditën e parë të detyrës kam urdhëruar inventarizimin e të gjithë zyrave, e arshivës, protokollit nga magazine deri te bibloteka. Se na ndodhi si me biblotekën që janë vjedhur 1 milion lekë libra, tha Ganaj.
ILDKP aktualisht po kontrollon deklaratat e 370 gjyqtarëve të shkallës së parë dhe apelit dhe 1100 deklaratat e subjekteve të organeve tatimore. Ndërkohë është urdhëruar rikontrolli i plotë i të gjitha deklaratave të dorëzuara që prej vitit 2003.