Mediat amerikane raportojnë se Mit Romni ka fituar në votimet në shtetin Ohajos, duke e mundur rivalin e tij, Rik Santorum, me vetëm 1% më tepër të votave. Prej 10 shteteve në të cilat u votua, Ohajo sjell më shumë delegatë.


Tashmë Romni ka fituar në Vermont, Virxhinia, Masaçusets dhe Ajdaho, ndërsa Santorum doli fitues në Oklahoma, Tenesi dhe Dakota Veriore.


Kandidati tjetër republikan, Nju Gingriç, ka fituar në shtetin e tij Xheorxhia.


Rezultatet e votimeve në Alaskë nuk dihen ende.


Vlerësohet se Mit Romni nuk arriti fitore bindëse, e cila do ta shtynte atë drejt emërimit si kandidati republikan për president, për tu ballafaquar me Barak Obamën, në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.


Në votimet e së ashtuquajturës Super e Martë, kandidatët i ndajnë 419 delegatë, që është afro 40% e numrit të tërësishëm prej 1144 delegatëve, që duhet të fitohen për të siguruar emërimin.