Kandidatja demokrate për në Kongresin amerikan, shqiptarja Suzana Shkreli humbi në garën e saj kundër rivalit.


Ai mundi të fitonte vetëm 37 për qind të votave kundrejt rivalit të saj republikan Mike Bishop,  që fitoi 58%.


Ajo garonte në Detroit, ku ndodhet edhe komuniteti më i madh shqiptar në Amerikë. Ajo garoi në Rochester Hills, distrikti i 8-t në Miçigan.


Shkreli ndihmësprokurore 29 vjeçar hyri në garën e demokratëve pas tërheqjes së aktore Melissa Gilbert, e cila njoftoi në maj se nuk mund të merrte pjesë në garë për arsye shëndetësore. Shkreli mori mbështetje edhe nga Presidenti amerikan Barack Obama.


/Ora News/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter