Futbolli mbi të gjitha. Zhvillimi i mëtejshëm i sportit më popullor mbetet prioriteti i Armand Dukës, pavarësisht se gara për mandatin në krye të Federatës së Futbollit që po hyn në fazën e nxehtë, ku pas rikandidimit të presidentit aktual, kandidaturën e tij e shpalli zyrtarisht edhe ish-kryeministri dhe aktualisht deputet i së majtës, Bashkim Fino.


Duka kërkoi që procesi të mos karakterizohet nga debati. Sipas kreut të futbollit në vend, nevojiten diskutime konstruktive dhe duke qenë një garë sportive, gjithçka duhet marrë me sportivitet.


Sot kemi ardhur për një marrëveshje me Kryqin e Kuq, për të rritur standardet e futbollit, për të ndihmuar ekipet me sa më shumë asistencë mjekësore në raste emergjencash në fushën e lojës. Mendoj se duhet ti japim vëmendje këtij aktiviteti. Për të gjitha gjërat e tjera do të kemi kohë të flasim për fushatë. Dua ta falënderoj Finon që është kandidat dhe ka ndërmarrë këtë hap. Në çdo hap do të kemi mundësi që të diskutojmë. Rëndësi ka që standardet e futbollit të realizohen. Është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)